Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Nevaldo Hajdarajn, seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorit.
Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj, akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ngjarja e rendë ndodhi në orën e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.
Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.