Helmimi masiv në Krujë, shkon në 320 numri i qytetarëve që kanë shkuar në spital

188
Sigal

Situata në spitalin e Krujës vijon të jetë shqetësuese pasi të tjerë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga mbrëmja e kaluar dhe deri më tani kanë kërkuar asistencë mjekësore pranë spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e dielë dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital. Në total numri i të prekurve nga ky helmim, ende pa shkak, ka shkuar në 320.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma.

Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes.