Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Lezhë, zbardhet dëshmia e parë e autorit. Si u prangos nga policia pasi kreu krimin

259
Sigal

Lezha u trondit këtë të hënë nga një tjetër vrasje që dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Një 17-vjeçar është autori i ekzekutimit të 65-vjeçarit Lek Lekgjonaj.

Policia bëri me dije se autori i krimit të rëndë, adoleshenti Florian Pervathi, është kapur vetëm pak minuta pasi kishte kryer vrasjen.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje”, konfirmoi policia.

“Panorama.al” mëson se pas arrestimit, i riu e ka pranuar autorësinë duke deklaruar: “kam vrarë në shenjë hakmarrje”.

Lezhë/Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit Florian Pervathi.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Lezhë, zbardhet dëshmia e