Kapen 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen dy persona

97
Sigal

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani.

Mediat bëjnë me dije se është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i moshës 32-vjeçare.

Është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar dhe drejtuesi 39-vjeçar i mjetit të dytë. Veç drogës dhe dy mjeteve, janë sekuestruar gjatë operacionit edhe 1 celular, 1 kartë SIM dhe 120 euro.