Panairi i prodhimeve bio në Roshnik të Beratit

1087
BERAT – Njësia administrative Roshnik, në bashkinë e Beratit me katër mijë banorë dhe që numëron 13 fshatra është e njohur për prodhimet e saj në pemëtari, veçanërisht të fikut dhe rrushit, etj. Ndodhur nën malin e Tomorrit, kufizuar me Gramshin, Skraparin dhe Beratin kjo zonë ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta perimeve, aloreve, prodhimin e verës dhe rakisë. Për të promovuar produktet e kësaj zone njësia administrative e Roshnikut organizoi sot për të pestin vit radhasi panairin e prodhimeve bio. Fermerët prezantuan ne stenda produktet e tyre, të cilat janë të njohura në të gjithë vendin për shkak të cilësisë tepër të lartë, por tashmë nën mbështetjen e organizatës CNVP ata po marrin asistencë se si ti bëjmë më tërheqëse produktet e tyre për konsumatorin duke filluar me ambalazhimin. Panairin e përshëndetën nën kryetari i bashkisë, Shkëlqim Brisku, kryetari i organiztës CNVP, që ka mbështetur këtë panair.
Kryetari i njësisë administrative Roshnik, Artur Shehu tha se fermerët e zonës çdo vit e më tepër po i shtojnë produktet e tyre dhe për shkak të përmisimit të infratrukturës ato po mbërrijnë më shpejtë në treg. 
Nga ana e tyre fermerët shprehen se mbështetja që do të donin do të të ishte edhe më e madhe, pasi produktet e tyre për shkak se janë 100% bio kanë shumë vështirësi për tu kultivuar. 
70 hektarë të mbjellë vetëm me fiq numërohen në këtë zonë, e cila ka marrë emërin produkti si fiku i famshëm i Roshnikut, ndërkohë që nuk mbeten prapa dhe rrushi, prodhimi i rakisë, verës, arrat, bajamet, lajthitë etj.
Sigal