Ekstradohen nga Gjermania e Franca dy shqiptarët / Akuza për vjedhje me dhunë e trafik droge

216
Sigal

Dy shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania dhe Franca.

Policia bën me dije se janë ekstraduar Aranit Susaj, 38-vjeç, banues në Tiranë dhe Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Susaj u ekstradua nga Franca, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Ndërkohë, Koci u ekstradua nga Gjermania, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.

 

Përparim Spahiu: E turpshme, Edi Rama bën avokatin e Athinës

Ndryshime në qeveri/ Rama largon Gent Cakajn, rikthen në kabinet ish-ministrin (EMRAT)

(Video) Tërmeti “shkund” Kroacinë / Reagimi i gazetareve që po raportonin live