Pogradec / Makina merr flakë në ecje, shoferi shpëton mrekullisht

278
Sigal

Një mjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Tiranë-Pogradec ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti i tij.

Drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Pogradecit ndërsa sipas burimeve kjo ngjarje dyshohet aksidentale pasi mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndnj defekt teknik.

Policia dhe zjarrfiksja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.