Eksperti i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore Fadil Kepi u përgjigjet pyetjeve të lexuesve së gazetës “Telegraf”

502
Sigal

Sigurimet vullnetare për të shtuar vitetet e punës për pension
Pyetje:
Në një bisedë telefonike me Z. Sazan Muçostepa nga Vlora tha: Më 23. 02. 2017 plotësoj moshën 65 vjeç dhe kam punuar 28 vjet I siguruar përfshi këtu edhe kohën që kam qenë ushtar si dhe një vit që kam përfituar pagesë papunësie ose asistencë të cilën e kam përfunduar në fund të vitit 1993. Pas kësaj periudhe deri ditën që plotësova moshën 65 vjeç nuk kam punuar i siguruar.
Pyes, sa vite pune duhen për pension të plotë, a mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës për pension dhe si llogaritet pensioni?

Përgjigje:
Ju dilni në pension 65 vjeç më datën 23 Shkurt të këtij viti. Për pension të plotë ju duhen 36 vjet punë të siguruara në vendin tone, meqënëse keni 28 vjet ju në moshën e mësipërme do të merrni pension të pjesshëm pleqërie. Para moshës së pensionit 65 vjeç, keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare duke paguar 57 024 lekë në vit ose 4752 lekë në muaj (57 024 : 12 muaj). Para llogaritjes së pensionit sigurimet shoqërore pagat e gjithë periudhës së punës deri në 31. 12. 1993 i marrin nga vendimi I qeverisë Nr 561, datë 12. 08. 2005 të cilat ju mund ti gjeni në internet ose për çdo vit pagat e mësipërme I shumëzojmë me koefiçentin 8,59. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë.