Bllokohet në Rashkë treni serb me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’

482
Sigal

Policia e Kosovës ka bllokuar trenin e Serbisë në Rashkë, i cili kishte si destinacion Mitrovicën. Treni i nisur për në Mitrovicë ishte me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi”.

Dushan Kozarev, që është zëvendësi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, thotë se treni u ndal prej afro një ore në kufi.

“Po presim konferencën e kryeministrit (Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai. Sipas tij, njësitet speciale të Policisë së Kosovës po verifikojnë 40 kilometra të hekurudhës në Kosovë, ku duhet të kalojë treni deri në Mitrovicë. Ndërkohe, policia e Kosovës ka ‘blinduar’ kufirin me Serbinë.

Ai pranon se treni nuk po vazhdon për Kosovën. Ndërkaq, mëson se treni po kthehet për Beograd.