Eksperti i ekonomisë: Kriza më e keqe e shekullit. Ka goditur sektorin e prodhimit dhe të shërbimit

432
Sigal

Adrian Civici ka folur për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Eksperti i ekonomisë, u shpreh se kriza ekonomike nuk është një krizë që filloi me pandeminë, edhe pse sipas tij ishte një faktor që ndikoi negativisht duke i dhënë një goditje sektorit të prodhimit dhe të shërbimit.

Civici, tha për Abc News se në vitet 2018-2019 ekonomitë botërore shfaqen shenja të përkeqësimit të ekonomisë.

“Kjo krizë nuk është totalisht e shkaktuar nga pandemia. COVID-19 cilësohet si zjarrëvënës. Ndryshe nga krizat e tjera, kjo krizë ishte një goditje për sektorin e prodhimit dhe të shërbimit.

Duke filluar nga viti 2013, u shfaqen shenjat e një krize të re, e cila shpërtheu nga pandemia e koronavirusit. Të dyja bashkë kanë krijuar një situatë shumë të rëndë për financat dhë ekonominë”, u shpreh Civici.

Më tej ai theksoi se në fund të vitit 2012 ekonomia korigjoi një pjesë të defekteve në sektorin financiar. Duke filluar nga viti 2018 -2019 ekonomia botërore filloi të shfaqte shumë shenja të përkeqësimit. Që në vitin 2019, u fol për shumë elementë të një krize të re, që do ti përafrosheshin krizës së vitit 2008.

“Lufta tregtare është një nga treguesit që situatë është në prag të krizës. Koronavirusi e përkeqëson shumë më tepër. Një pjesë e madhe e masave që janë marrë synojnë më tepër që të ruhet niveli i konsumit.Nëse i kemi lënë këto biznese të shkojnë në pikën zero, rifillimi do të jetë më i gjatë dhe më i vështirë.Për vendet si Shqipëria që tashmë kemi një borxh 70%,  problemi është se sa mundësi kemi potencialisht që të ofrojmë paketa financiare”, theksoi ai.

Gjithashtu ai theksoi se në Shqipëri, vazhdojmë të dominohemi nga masat që kanë në karakter konsumin. Për shumë shërbime në Shqipëri, që ofroheshin me euro, ka një hezitim për ti blerë. Në këtë momente njerëzit kanë një prirje ti reduktojnë shpenzimet.

Përse ulja në rang global e çmimit të naftës nuk reflektohet në Shqipëri?

Civici: Rënia e naftës lidhet me luftën tregatre midis Rusisë dhe Arabisë Saudite. Nga ana tjetër, çmimi i naftës ka rënë nga ulja e kërkesës për naft.

Nëse në disa vende të zhvilluara të botës kjo është reflektuar brenda ditës, në Shqipëri edhe në raste të tjera nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Fatkeqësisht në Shqipëri kur rritet çmimi i naftës, rritet brenda ditës ose brenda natës, ndërsa kur ulet është një proces më i gjatë.