Eksperti denoncon “shkatërrimin e kadastrës”: Tenderi 40 mln euro i paracaktuar, ja skema që përdori Mirlinda Karcanaj e AKSHI-t

56

“Ata që duan të ndërveprojnë me zyrat e Kadastrës siç janë noterët që bëjnë aplikimet për qytetarët nuk po arrijnë të marrin dot asnjë shërbim. Shërbimi i përshpejtuar fast-track nuk funksionon fare. Përgjigjet online për qytetarët janë pezulluar të gjitha dhe nuk ka asnjë mundësi të ndiqet online fati i një aplikimi si bëhej më parë. Asnjë qytetar nuk shet as blen dot prona.”

Sigal

Një ndër ekspertët më të njohur të IT-së, Genti Progni denoncoi përmes një publikimi atë që ai e quajti si masakrën që po i bëhet Kadastrës përmes projektit të dixhitalizimit. Progni thotë se drejtuesja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici është një kukull në krye të atij institucioni dhe thekson se tenderi prej 40 milionë eurosh dhe realizimi i tij është i paracaktuar nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj. Progni thotë se tenderi është i paracaktuar dhe do i jepet kompanisë së Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra. Sipas tij, Karcanaj dhe Beqiri kanë futur me kohë si drejtor IT në Kadastër ushtarin e tyre besnik, Ervin Muça. “Është i njëjti person që pak ditë më parë u kap duke vjedhur databazën e policisë, ashtu si bëri me Tatimet. Ervin Muça në qershor përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit për vjedhjen e radhës nga buxheti i shtetit. Mirlinda dhe Ermal Beqiri “bindën” kryeministrin që ky proces do ishte revolucion në Shqipëri dhe nisën ta implementojnë me punonjësit “Soft & Solution” që hynin e dilnin lirisht nga zyrat e Kadastrës duke bërë një pilotim sa për të treguar se sistemi funksiononte”, thotë mes të tjerave ai. “Shiheni mënyrën sesi kontrollohet dhe vendosen tenderat pasi merret 30% … Në një video zyshe Mirlinda Karçanaj thotë i kemi bërë dhe i kemi bërë të gjitha mirë! Pastaj hap procedurat për tenderim si më poshtë: në 1 gusht 2023 për 600 milionë lekë të reja pasi kanë marrë 40 milionë euro nga BE dhe i kanë vjedhur! Në fund të muajit qershor kryeministri Rama njoftoi publikisht se nga e hëna në 3 korrik, Kadastra do të kthehej në një makinë dixhitale e aksesueshme vetëm nga e-albania dhe do zhdukej korrupsioni nga zyrat e Kadastrës. Kryeministri e bëri këtë deklaratë në krah të drejtorëve Mirlinda Karcanaj dhe Dallëndyshe Bici. Të dyja shpjeguan për publikun live se proceset e punës në Kadastër do bëheshin elektronike. ‘Riinxhinjerizimi’ i sistemit do bënte kompjuterin ‘shef zone’ e do zhdukej miku. Kompjuteri, pra sistemi, do çonte aplikimin sipas radhës që zgjidhte rastësisht psh Shkodra zgjidhte juristin e Vlorës dhe Vlora atë të Lushnjës… Radha first-in – first out do i zgjidhte aplikimet në rrugë elektronike ku noteri dhe qytetari do ishin njëlloj meqë noteri kishte patur përparësi.

“Mirlinda dhe Ermal Beqiri “bindën” kryeministrin, që ky proces do ishte revolucion në Shqipëri dhe nisën ta implementojnë me punonjësit “Soft & Solution”, që hynin e dilnin lirisht nga zyrat e Kadastrës duke bërë një pilotim sa për të treguar se sistemi funksiononte.”

Do unifikohej sistemi në një të vetëm multi-funksional dhe transaksionet e të dhënave të pronës do ruheshin me teknologjinë “blockchain” (më e avancuara sot për sot që përdoret për kriptomonedhat) bashkë me arkivat dixhitale. Karcanaj tha se do pilotohet shpejt edhe Kadastra 3D dhe për të gjitha këto kishte një ekip me ekspertë të aftë. E vërteta është se nga 3 korriku ka kaluar më shumë se një muaj dhe sistemi elektronik i Kadastrës nuk punon. Ata që duan të ndërveprojnë me zyrat e Kadastrës siç janë noterët që bëjnë aplikimet për qytetarët nuk po arrijnë të marrin dot asnjë shërbim. Shërbimi i përshpejtuar fast-track nuk funksionon fare. Përgjigjet online për qytetarët janë pezulluar të gjitha dhe nuk ka asnjë mundësi të ndiqet online fati i një aplikimi si bëhej më parë. Asnjë qytetar nuk shet as blen dot prona. Kadastra, si me letra si ajo dixhitale, në gjithë Shqipërinë është bllokuar. Pse? Rastësisht? Jo! Është stopim i organizuar prej ‘Riinxhinjerizimit’ që shpiku Mirlinda Karcanaj e askush nuk flet. Risia dixhitale që u shit live për “Kadastrën dixhitale” është një vjedhje e organizuar nga ajo dhe banda e saj. Mungojnë komplet informacionet për ‘dixhitalizimin’. Çfarë synon? Sa kushton? Si do ndihmojë në terma konkretë qytetarët? Dhe mbi të gjitha, kush po e implementon? Dihet që çdo proces i tillë bëhet nga AKSHI, por AKSHI vepron me nënkontraktues që i prokuron. Mashtrim-Shpikja e madhe dixhitale me Kadastrën u reklamua si e finalizuar dhe gati për t’u implementuar, por faktet tregojnë tjetër gjë. Mjafton të shohësh të dhënat zyrtare në faqen e APP aty prezantohesh me tenderin “Përmirësimi i sistemit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, me autoritet kontraktues AKSHI. Tenderi është shpallur në 27 qershor, vetëm pak ditë para daljes publike të kryeministrit Rama dhe mbyllej pritja e ofertave në 1 gusht. Tani Mirlinda po vlerëson ofertat… Ky tender me fond limit 482,999,999.00 lekë, sipas termave të referencës të publikuara në faqen e APP, me nr. reference REF-73659-06-26-2023 synon të bëjë atë që Karcanaj dhe Bici e shitën live si proces të finalizuar që po implementohej dhe që po kishte sukses të madh në Kadastër. Mjafton të dëgjohet deklarata në youtube e dy drejtorëve me Kryeministrin, t’i krahasosh deklaratat me termat e referencës të publikuara në APP për të kuptuar mashtrimin e madh se ato punë që janë deklaruar si të bëra ishin ende në prokurim e sipër. Si është e vërteta e këtyre deklaratave dhe këtij tenderi? Si çdo tender që shpallet nga AKSHI fituesi dihet, madje është futur me kohë në zyrat e Kadastrës “fituesi” për të kryer procesin që do shpallet më pas. Ky tender i shpallur nga APP dihet se do implementohet nga shoqëria “Soft – Solution” e Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra. Karcanaj dhe Beqiri kanë futur me kohë si drejtor IT në Kadastër ushtarin e tyre besnik, Ervin Muça. Është i njëjti person që pak ditë më parë u kap duke vjedhur databazën e policisë, ashtu si bëri me Tatimet. Ervin Muça në qershor përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit për vjedhjen e radhës nga buxheti i shtetit. Mirlinda dhe Ermal Beqiri “bindën” Kryeministrin që ky proces do ishte revolucion në Shqipëri dhe nisën ta implementojnë me punonjësit “Soft & Solution” që hynin e dilnin lirisht nga zyrat e Kadastrës duke bërë një pilotim sa për të treguar se sistemi funksiononte.

“Kadastra është kthyer në han me dy porta. Punonjësit e Kadastrës kanë mbledhur prova. Kanë edhe foto me vidio për çfarë shohin përditë, por kanë frikë të flasin. Do tregojnë vetëm kur të hetojë e vijë SPAK-u të gjejë masakrën që po ndodh në Kadastër. Kadastra po shkatërrohet”

Çfarë ndodhi pas pilotimit dhe gënjeshtrës publike që bënë Mirlinda me Bicin në krah të Ramës? Sistemi u fik, s’funksionoi më. Ndërsa tenderi vazhdoi procedurën për të ndarë lekët e një projekti që u prezantua si fakt i kryer publikisht. Vjedhje e pacipë, ndërkohë fituesin po e mendojnë kush ta shpallin punë ditësh sa ta kalkulojnë mirë situatën… Mirlinda Karcanaj ka hedhur në fushën e korrupsionit të përhershmin Ermal Beqiri dhe ushtarin në komandë Ervin Muça. Kadastra e Bicit ka tre muaj që është shkatërruar komplet. Bici s’ka asnjë kontroll, është thjesht kukull kot. Dixhitalizimin e ka në dorë Karcanaj, punët e hipotekave ose legalizimeve i drejton e motra, Elona Gogo. Kjo rri në zyrën e Bicit gjithë kohën dhe jep urdhra. e akuzuar nga SPAK, Elona Gogo bën komanda në Kadastër pa emërim. Ajo përdor edhe një makinë të drejtorisë si personale. Kadastra është kthyer në han me dy porta. Punonjësit e Kadastrës kanë mbledhur prova. Kanë edhe foto me vidio për çfarë shohin përditë, por kanë frikë të flasin. Do tregojnë vetëm kur të hetojë e vijë SPAK-u të gjejë masakrën që po ndodh në Kadastër. Kadastra po shkatërrohet.