Po çonte thesin e miellit në shtëpi, aksidentohet durrsaku

519
Sigal

Një makinë ka aksidentuar një person i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Personi ka qenë duke transportuar një thes me miell me biçikletën e tij kur ka humbur ekuilibrin dhe gjithashtu shoferi ka manovruar në mënyrë të gabuar duke e aksidentuar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje bashkë me ambulancën e cila e ka transportuar të aksidentuarin në spitalin e Durrësit.

Ende nuk ka të dhëna nga burime zyrtare, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë aksidentin.