Eksperimenti me energjinë diellore / Shkodra bëhet qyteti i parë në vend

94

Një investim i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare bën që Shkodra të jetë qyteti i parë në Shqipëri ku eksperimentohet me prodhimin e energjisë përmes panelit diellor.

Një “Smart Flower Solar” ose “një lule e mençur diellore” është vendosur në qendër të qytetit, e cila prodhon energji përmes diellit dhe e përçon për ndriçimin e kujdesit për klientin në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime.

KESH synon një politike të orientuar drejt energjisë së pastër që sigurohet me anë të rrezeve diellore përmes teknologjisë. Ky nuk do të jetë i vetmi projekt, por të tjera parashikohen të zbatohen në qytetin e Shkodrës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.