Eksodi i infermierëve në Gjermani

310
Sigal

Shoqata e Infermierëve numëron 8500 të larguar nga vendi në radhët e tyre në 5 vitet e fundit. Ata bëhen pjesë e tregut të punës në vendet kryesore të BE-së, si Gjermania dhe Italia, të cilat kërkojnë shërbim mjekësor kryesisht për moshat e treta.

Rrjeti akademik shqiptar konfirmon se çdo vit rriten kërkesat për degët dhe nëndegët e mjekësisë me shpresën së pas studimeve, do të gjejnë punë.

“Kemi rreth 2000 kuota çdo vit. Kërkesa është në rritje sepse fazat e aplikimit mbyllen shpejt për shkak të ezaurimit të kuotave.”, shprehet Arjan Xhelaj, drejtor I rrjetit akademik.

Pamundësia për t’i punësuar të gjithë, vështirësitë e fitimit të një vendi pune në spitalet tona dhe niveli i ulët i pagës ua ben më të lehtë ikjen të sapodiplomuarve. Sipas ekspërtëve të punësimit, shtetet e tjera kanë një proces rekrutimi të thjeshtë dhe të shpejtë për tërheqjen e mjekëve të rinj.

“Ka kompani që iu sigurojnë studentëve mësimin e gjuhës, më pas i sigurojnë vizë pune. Një student joshet me 1500 euro.”, shprehet pedagogu dhe eksperti i punësimit, Erion Muça. Sipas tij është koha që sistemi ynë shëndetësor të krijojë hapësira në tregun e punës, jo vetëm në shtet, por edhe në kompanitë private dhe mundësinë janëSinkron..

“Infermierët e rinj mund të përshtaten edhe si menaxher të kompanive që tregtojnë ilace. Sistemimi i këtyre formave nuk sjell as tepricë as mangësi në treg.”

Qeveritë shqiptare kanë bërë here pas here projekte te mbajtjes apo kthimit të trurit në vend, por pa dhënë efekt. Përpjekja e fundit e qeverisë është mbështetja më e madhe financiare për bluzat e bardha që pranojnë të punojnë në rrethet e vendit.