22 vite nga referendumi për Kushtetutën. Presidenti Meta: Referendumi i 25 prillit do të kthejë legjitimitetin e institucioneve

34

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 22-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se në nenin 2 të Kushtetutës thuhet se  “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Duke bërë apel për pavarësinë e institucioneve, Presidenti shton se vetëm “vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”,- deklaron kreu i shtetit .