Ekonomia shqiptare nën kthetrat e grabitqarve

384
Sigal

 

Sikur të mos mjaftonte tërmeti dhe covid-19, shqiptarët ndihen të tradhtuar edhe nga qeveria e cila nëpërmjet  Parave të Përdorura Paturpsisht po zhyt vendin në greminë. Koncesionarit  offshor me 1 puntor që mori 100 mln euro për  “Sterilizimin”, ju dha dje me prokurim të drejtpërdrejte edhe tenderi i testeve të covid-19 me vlerë 1.2 miliardë lekë.

 

Nën sloganin ‘Shëndetësinë Falas’,  Koncesionari offshore i sterilizimit fiton me 100% të vlerës tenderin e testeve të shpejta të COVID-19

Kompania koncesionare ‘gërryen’ nga taksat e qytetarëve 1 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi me bujë për mediat se qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID -19. Por, ministrja harroi me dashje të jepte disa informacione të tjera. Përse e realizoi në këtë kohë tenderin? Si e la situatën të degradojë në këtë gjendje? Kush po i fiton tenderët në shëndetësi për Covid -19? A janë bërë transparente këto tendera dhe përse mbahen të fshehta? Disa prej këtyre pyetjeve po mundohemi t’i përgjigjemi me faktet e mëposhtme! Së pari, sipas dokumenteve qe kemi siguruar, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin me objekt blerjen e testeve të shpejta.

 

Siç duket edhe nga dokumenti i mësipërm, fondi për këtë objekt ka qenë plot 124.000.000 lekë të rinj pa TVSH. Në garë ka qenë vetëm një firmë, më saktë kompania ‘EVITA’. Kjo e fundit ka ofruar plot 124.000.000 lekë! Pra, është shpallur fituese me 100 % të fondit të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se kompania ‘Evita’ ka fituar komcesionin e sterilizimit të aparaturave mjekësore, ndërsa aktualisht po fiton mjaft tenderë të tjerë për pajisje dhe medikamente mjekësore.

Para pak vitesh, kompania ‘Evita’ është shpallur fituese e sterilizimit, e cila do të marrë rreth 100 milionë euro nga fondet për shëndetësinë për 10 vite. Pagesat për koncesionet kanë gërryer tashmë buxhetin publik të investimeve në shëndetësi dhe do të vazhdojnë ta gërryejnë edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme. Sipas tabelave të buxhetit 2019, qeveria do të paguajë 3.12 miliardë lekë për tre koncesionet e shëndetësisë. Për të njëjtën periudhë investimet publike në shëndetësi në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë programuar vetëm 3.09 miliardë lekë.

Kompania u regjistrua fillimisht nga dy qytetarë të thjeshtë nga Berati, të cilët arritën të merrnin edhe këtë shumë nga koncesioni. Me pas, me procedura të dyshimta, ia shitën personave të tjerë. Aktualisht, rreth 75 % te aksioneve janë të një firme me seli në Holandë, pronarët e së cilës nuk dihen zyrtarisht kush janë. Pra, është kompani offshore.