Ekonomia nën arbitraritetin e koncesioneve korruptive

24
Sigal

Shqipëria vijon të mbetet një vend i dorës së tretë, kur kompani të huaja me pronarë të kamufluar, në bashkëpunim me ministra të korruptuara në vend, zhvatin pasuritë kombëtare dhe buxhetin. Shteti ynë nuk i respekton kontratat, dhe totali i gjobave të Arbitrazhit për vendimet e formës së prerë i kalon 400 mln euro me të cilat do rriteshin 60% pensionet. Ja 40 PPP top-sekret që ka zhvatur oligarkia me dokumenta fallco për të cilat SPAK duhet të nisë hetimet

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptare për mungesë juridiksioni, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin. Pasi projekti i Durrës Yacht & Marina për port jahtesh, 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, dhe zë 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare

 Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimin në themel të kontratës koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit. Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.

Seanca e parë në Uashington u zhvillua më 18 shtator 2023. Më tej sakaq shteti shqiptar apo pala përgjegjëse ka paraqitur më 19 janar 2024 një kërkesë për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake në përputhje me Nenin 41(2) të Konventës së ICSID dhe Rregullin 44 të Arbitrazhit të ICSID. Pra nga ana e shtetit shqiptar është kërkuar mos juridiksioni i çështjes. Nëse kjo kërkesë do të pranohej nga ICSID, çështja do të pushohej.

Por Gjykata nuk pranon kërkesën paraprake të shtetit për mungesë juridiksioni dhe vendos gjykimin në themel për kontratën e koncesionit.

“Tribunali nxjerr Urdhrin Procedural Nr. 3 në lidhje me kërkesën e palës përgjegjëse për të adresuar kundërshtimet ndaj juridiksionit si një pyetje paraprake; si rrjedhojë, kundërshtimet ndaj juridiksionit bashkohen me themelin e mosmarrëveshjes”, citohet në vendimin e ICSID më 24 Shkurt 2024. https://icsid.ëorldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/23/9

Kontrata koncensionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë gjermane EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) u lidh në Maj të vitit 2013. Në kontratë përcaktohet se afati i zbatimit shtrihet për periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Konflikti mes palëve nisi, siç kanë pohuar më herët edhe drejtuesit e kompanisë për Monitor më 2020, kur institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre pas dhënies së trajtimit preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”.

Ndërsa projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, përfshirë zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare. Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina” bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

Korrikun e vitit të kaluar Autoriteti Portual Durrës nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj. Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente.

Në atë kohë drejtues të kompanisë koncesionare EMS APO përveçse ngritën shqetësimin për shkelje të ligjit pohuan se po dëmtohen edhe nga rënia e lartë e fluksit të anijeve për përpunim, nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO për shkak të shndërrimit të portit të Durrësit në një port argëtimi.

Ja  40 koncesionet top-sekret që ka zhvatur oligarkia e lidhur me zyrtarët e shtetit

Pse mbahen të fshehta kontratat në Shëndetësi, Investimet Strategjike, HEC-et, “Kartat, Pasaportat, Inceneratorët, Minierat, AKSH-i , ofshorët , mirëmbajtjet e sektorëve të ndryshëm etj?

 Në kontratat koncesionare, të cilat janë shtuar dukshëm vitet e fundit, po rezulton që kompanitë private janë të mbrojtura dhe të gjithë rrezikun po e merr përsipër shteti. Të tilla janë koncesionet në shëndetësi, kontrollit shëndetësor, inceneratorëve, kompanive offshore, zonave turistike, bregdetit etj., ku kompania private janë paguar dhe për shërbime, që ajo nuk i ka realizuar, duke garantuar fitime të qëndrueshme për gjithë periudhën e koncesionit.

 Ja 40 koncesione, kontratat e të cilëve janë mbajtur sekret dhe që duhet të rihapen se mbi çfarë kriteresh janë dhënë dhe a ka ortakë të tjerë pas tyre?! 

  1. Kontrata e koncesionit për Kontrollin doganor të importit të cigareve nga V. Nushi
  2. Kontrata e koncesionit për shërbimin në sportelet e Hipotekave nga V. Nushi
  3. Kontrata e koncesionit për Laboratorët Mjekësorë, firmosur nga M. Ekonomi
  4. Kontrata e koncesionit për Hemodializën
  5. Kontrata e koncesionit për Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale
  6. Kontrata e koncesionit për Urgjencat Mjekësore
  7. Kontrata e koncesionit për Mirëmbajtjen e Pajisjeve Mjekësore
  8. Kontrata e koncesionit për Parkimin e Automjeteve në QSUT
  9. Kontrata e koncesionit për Rimbursimin e Ilaçeve
  10. Kontrata e koncesionit për Evadimin e Mbetjeve Spitalore
  11. Kontrata e koncesionit për Ushqimin dhe Shërbimin e Lavanderisë në Spitale
  12. Kontrata e koncesionit për evadimin e Mbetjeve Spitalore
  13. Kontrata e koncesionit për aksionarët e Inceneratorëve dhe offshorët
  14. Kontrata e koncesionit për ndërtim HEC-i në Poçem
  15. Kontrata e koncesionit për Importin e Plehrave
  16. Kontrata e koncesionit për Lotarinë Kombëtare
  17. Kontrata e koncesionit për Resortin Turistik në Bregdet, firmosur nga Milva Ekonomi
  18. Kontrata e koncesionit për Regjistrin Elektronik Mjekësor
  19. Kontrata e koncesionit për Protezat Ortopedike
  20. Kontrata për koncesionin e “BUNK-ART”
  21. Kontratat për koncesionet e 5 kalave
  22. Kontrata koncesionit “San Leon” për kërkimin e naftës në Detin e Durrësit
  23. Kontrata e koncesionit për Stadiumin e ri të Tiranës
  24. Kontrata e koncesionit për Radiolokacionin (vëzhgimin ajro ushtarak”
  25. Kontrata e koncesionit për transportin Ajror Ndërkombëtar
  26. Kontrata e koncesionit për administrimin e Muzeut “Shtëpia e Gjetheve”
  27. Kontrata e koncesionit për Pullat fiskale
  28. Kontrata e koncesionit për ngjyrosjen e karburanteve
  29. Kontrata e koncesionit për prodhimin e pasaportave dhe Kartave të identitetit
  30. Kontrata e koncesionit për Kolaudimin e Automjeteve
  31. Kontrata e koncesionit për riparimin e automjeteve qeveritare
  32. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierave të bakrit
  33. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë
  34. Kontrata e koncesionit për import-përpunimin e Skrapit
  35. Kontrata e koncesionit për 4 HEC-et e blera prej “KURUM”
  36. Kontrata e koncesionit për ish-kombinatin metalurgjik “KURUM”
  37. Kontrata e koncesionit për shitjen e “ALBTELEKOM”
  38. Kontrata e koncesionit për impulset telefonike të zonave rurale “HERMES”
  39. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e naftës nga “Petrolifera”
  40. Kontrata e koncesionit për shërbimin SICPA (Lufta ndaj evazionit fiskal)

Në lidhje me PPP-në e Check-up shtrohen disa pyetje për Arben Ahmetajn në arrati, për SPAK-un në Shqipëri, për  ministrin Beqaj, znj. Milva Ekonomi, znj. Vilma Nushi dhe më lartë dhe për të plotësuar hetimin e thelluar:

Kujt ju ofrua fillimisht?

Pse u anullua?

Pse përfunduan kërkesat në Spanjë ?

Pse fillimisht u planifikua për 5 vjet dhe pastaj u ndryshua për 10 vite ?

Sa është kostua e reagentëve dhe kiteve ?

Po e pajisjeve ?

Pse u ulë dyshemeja dhe tavani i moshës pasi ishte miratuar kontrata fillestare ?

A janë hapur qëndra të reja në qarqe?

Sa ndikon marja e analizave nga rrethet dhe sjella në laboratorët e Tiranës?

Këto dhe të tjera pyetje besojë se do marin përgjigje në kohën e duhur. Kur ata shtetarë që e gatuan nuk do të jenë më në ato poste.