Egërsohet Njësia Speciale e Policisë Rrugore: U heq patentat dhe të huajve, 63 brenda një dite

555
Nisur nga numri i lartë i aksidenteve, 7% më shumë se një vit më parë, Policia e Shtetit ka ngritur Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore. Mësohet se ajo disa ditë që funksionon dhe përbëhet nga 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar, të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.
Qëllimi i krijimit të kësaj njësie , sipas Policisë, është Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti, goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore etj.
Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore
Gjate ditës së premte, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes. Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor. U kostatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtesi në kufijtë 130 – 170 km në orë. Për këtë , u pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.
Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.
Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit.
Sigal