Edit Harxhi: Fatkeqësia jonë është se Kryeministei vazhdon aventurat me të ngjashmin e tij serb Vuçiç

Gazetari i mirënjohur gjerman Michael Martens i të famshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, lajmëron në rrjetin X për një bashkim të ri te Edi Ramës dhe Aleksander Vucic. Ata kanë përgatitur një editorial (letër) të përbashkët drejtuar Bashkimit Europian, ku i kërkojnë vendeve anëtare që për ti ndihmuar në vendimarrjen e tyre për zgjerimin e BE-së, këta janë gati të pranohen si vende të schengenit dhe tregut të përbashkët europian, pa qenë anëtarë të BE-së. Për këtë ata mundohen të fajësojnë BE-në për mos dakordësi në zgjerim dhe se veto e disa vendeve anëtare po dëmton BE-në. Ata gjithashtu në mënyrë tinzare i tregojnë BE-së se kjo mund të ishte një zgjidhje më e mirë për situatën gjeopolitike, dhe nuk përmendin në asnjë moment se ata përfaqësojnë dy vende që jo vetëm nuk kanë bërë progres në procesin e negociatave për integrim por kanë një rënie pikjatë në performancën e shteteve të tyre për sa i përket korrupsionit masiv, krimit të organizuar dhe kapjes së drejtësisë dhe tarfikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Para një jave ishte po ky Kryeministër që në Bordin e Paqes në Washington gjoja i kërkonte Presidentit Amerikan të ndërhynte pranë Gjykatës së Hagës për të shpëtuar Presidentin e Kosovës, që faktikisht në Hagë e çuan mashtrimet e Vucic dhe serbofilisë.
Fatkeqësia jonë si vend, është se Kryeministei ynë vazhdon aventurat me të ngjashmin e tij serb Vucic dhe duke parë bllokadën nga BE, Gjermania dhe ShBA tani mendon se gjen shpëtim duke u bashkuar përsëri me sivëllaun e tij, siç kanë bërë me Ballkanin e Hapur kundër interesave shqiptare.
Edi Rama duhet të jetë në dëshpërimin e tij më të madh dhe e kupton fatin e tij të mjerë deri sa arrin të përdorë gjithëçka që i ka mbetur duke sfiduar Gjermaninë dhe vendet anëtare të BE-së.
Prandaj, në këtë akt të fundit tradhëtie kombëtare kur vendi është shkatërruar dhe integrimi në Bashkimin Europian i pashpresë, qytetarët shqiptarë me padurim presin rënien e tij dhe fundin e këtij makthi 13 vjeçar, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të ngrihemi secili për vete për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe vendin.
Ai duhet rrëzuar një orë e më parë..
Thirrje për revoltë popullore..e shtunë 28 shkurt 2026!
Sigal