E vërteta për dy përballjet Flamurtari -Tirana  

815
Sigal

Nga Moisi Dalipi

– Episode dhe fakte për ndeshjet e 15.5.1996 dhe 12.08.1997

Momentet pikante të përballjeve Flamurtari –Tirana  ose anasjelltas  janë shoqëruar me ngjarje të veçanta që nuk harrohen lehtë.Kështu ndeshja  e 12 Prillit 1982 në Vlorë, ku  tifozët vlonjat nga zemërimi humbjes  ka prerë shtyllat e portave . Por këto  ditë  të “ngujimit popullor” nëpër portale dhe gazeta  ka filluar  një “luftë” se  kush do të thotë të” vërtetën”  për  dy ndeshje midis Flamurtarit dhe Tiranes  në 15 maj  1996 për finale e Kupës  dhe ajo e 12 gushtit  1997  për kampionat.

Në diskutimet,rrëfimet , ankesat, përveç futbollistëve  trajnerëve , presidentëve të dy skuadrave, janë përfshirë  dhe njerëz  që nuk kanë lidhje me sportin, ndeshjen dhe futbollin .Ata  flasin , “argumetojnë” dhe kërkojnë më shumë se askush tjetër  edhe pse  futbollin dhe dy ekipet Flamurtarin dhe Tiranën i njohin më shumë nga rrjetet sociale.Duke i lënë mënjanë këta të vetëquajtur“specialist –gazetar ”  le të flasim  më konkretisht.

Flamurtari dhe Tirana  në sezonin 1995-1996  kishin siguruar daljen në finale të Kupës së Shqiperisë. Ndeshja finale është zhvilluar në 15  maj 1996, ora 18.00 në stadiumin “Qemal Stafa “ në prani të 9,500 shikuesëve. Flamurtari drejtohej nga trajneri Bejkush Birce dhe sposorizohej nga Ferdinat Kamberi dhe Shkëlqim Selami.

Skuadra vlonjate  kishte në përberje futbollist cilësor jo vetëm nga Vlora , por dhe nga  qyetete dhe skuadra të tjera si: Bushi ,Prega ,Perloshi , por kishte në përbërje   dhe  “garden” e vjetër me  Arapin ,Daullen  e Tahon .Tek Tirana kapiteni  Minga ishte pikë  referimi për gjithçka. Përballë ishin  dy rivale të vjetëra dhe të ndenja për njëra-tjetrën,duke marrë mirë  parasysh përballjet midis tyre të viteve 1980-1991.Gjyqtar i ndeshjes ishte  Luan Zylfo i njohur ndryshe, si një  tifoz i Tiranës.

Pjesa e parë 0-0. Flamurtari shënon i pari  gol ,në minutën e 69` me anë të Viktor Daulles dhe barazon Tirana  në minutën e e 72 ` me anë të Nevil Dedës.Stafi drejtues dhe tifozet e Flamurtarit  protestojnë për  prekje te topit me dorë  nga autori shënimit golit të barazimit Dede.Për gjyqtarin Zylfo goli është i rregullt.Kundërshtimi nga kampi vlonjat është i ashpër, deri atje sa skuadra  kërkon të braktis fushën e lojës. Ndërhyrja  e shefit të  klubit vlonjatë, Skender Ibrahimi dhe trajnerit Bejkush Birce ka rikthyer skuadrën në fushën e lojës. “Pranuan  të vazhdonim ndeshjen , sepse  kishim frikë për ndonjë ndëshkim dhe më të  rëndë  nga federata”- kujton  trajneri Birce .

Deri në fund të   kohës të 90 minuta rezultati nuk ndryshojë nga barazimi 1-1.U luajtën  koha shtesë me 2×15 minuta ,por përsëri  nuk ka fitues.Përcaktimi  fituesit do të  bëhej nga gjuatja e penalltive ..Për Tiranën shënojnë gola ,Alimehmeti,Minga,Ruhi dhe Malko dhe humbet Kukeli.Për Flamurtarin  shënojnë Bushi ,Muka dhe Vito dhe humbasin  Perloshi  dhe Driza.

Pra rezultati përfundmitarë pas gjuatjes penalltive 4-3 për Tiranën, që shpallet  fituesi Kupës së Shqipërisë për sezonin 1995-1996.Për atë gol të barazimit të bardhebluve, tani së fundi autori Dede shprehet se “edhe mund të ketë qënë kështu , por nuk e mbaj mend se ka kaluar kohë e gjatë tani pas gati 24 vjetëve”.Por pas asaj ndeshje, zemërimi vlonjatëve ka qenë i madh, por fakti që Tirana  ishte dhe  fituese e titullit kampion , bëri qe Flamurtari si finalist Kupe  të marri pjesë në  eventin evropian të Kupës -Kupave .Një arsye kjo  që të bëjë  që zemërimi vlonjatëve të ulet.

Shorti e vendos Flamurtarin në turin e parë të Kupës- Kupave përballë skuadrës sllovake Chemlon-Humene.Ndeshjet e zhvilluara më 8  gusht 1996  në Humene dhe 22 gusht 1996 në Tiranë, japin shifrat e dy humbjeve 1-0 dhe 0-2 .Pas këtyre ndeshjeve  jep dorëheqjen nga drejtimi skuadrës, trajneri Bejkush Birce dhe në krye të pankinës vjen Lonidha Curri dhe Petro Ruci.Skuadra përforcohet në merkaton verore me prurje  si Alliu ,Haxhiraj ,Paco e të tjerë futbollist cilësor .Në këtë kohë afrohet në skuadër futbollisti parë i huaj tek Flamurtari , që është qendërmbrotjësi braziliain Bedagi .

Kampionati sezonit 1996-1997  përbëhet nga 18 skuadra dhe do zhvillohej me dy faza. Në perfundim të fazës parë  renditja është kjo :Flamurtari 37 pikë (penalizuar 4 pikë) ,Tirana 34 pikë,Vllaznia 33 pikë,Apollonia  31 pikë,Partizani 31 pikë  dhe Shkumbini 26 pikë.Në muajin Mars 1997 kur do të niste faza e dytë e kampionatit ,shpërthimi i ngjarjeve të  revoltës popullore të fajdeve në Vlorë, solli  ndalësën e detyrushme të kampionatit.Shumë qytete të pjesës qendrore dhe jugore të vendit nuk ofronin  kushte për zhvillimin e ndeshjeve.

Në muajin Maj  1997  në Tirane dhe Durrës  zhvillohen  ndeshja gjysëm finale e Kupës , ku Partizani  në kryeqytet fiton  me Lushnjën 2-1 dhe Flamurtari në “Niko Dovana” fiton  me Dinamon me rezultatin 2-0.Flamurtari në këtë  ndeshje  drejtohej nga trajneret  Latif Gjondeda dhe Rrapo Raho .Trajneri Curri dhe ndihmesi tij Ruci së bashku me  mbrojtësin brazilian Bedagi, por dhe futbollist të tjerë të skuadrës ishin larguar në Greqi.Presidenti Selami e takonte rrallë skuadrën  , por Gjondeda në kushte tepër të vështira zhvillonte stërvitje me ata pak futbollistë  vlonjatë që kishin mbetur në skuadër. Në qershor 1997 në stadiumin “Qemal Stafa “ zhvillohet ndeshja finale e Kupës, ku Partizani është fitues i saj pasi ka fituar përballë Flamurtarit me shifrat  5-4 me penallti, pas rezultatit   2-2 të kohës së ndeshjes.

Në muajin korrik 1997 F.SH.F vendos që kampionati do zhvillonte ndeshjet me sistem grubullimi në qytetet Tiranë,Elbasan dhe Kavajë.Të  18 skuadrat do ndaheshin në tre grupe me nga 6 skuadra.Drejtuesit e Federatës të atyre viteve e shpjegojnë këtë zgjidhje me kushtet e sigurisë dhe  kërkesat  e U.E.F.A, për mbylljen e kampionatin në fushën e lojës. Dhe shpikja “novatore” e ustallarve të federatës i vendosi skuadrat në dy korsi , duke  ju zeruar  pikët  që kishin ngrumbulluar gjatë 17  ndeshjeve të fazës parë .Pak kush edhe sot nuk di ta shpjegojë se përse u veprua kështu?

Kështu  Flamurtari 37 pikë ,Tirana 34 pikë,Vllaznia 33 pikë,Apollonia  31 pikë,Partizani 31 pikë dhe Shkumbini 26 pikë do ti zhvillonin ndeshjet në kryeqytet me  nga një takim, duke filluar nga gjendja zero e pikëve.Flamurtari kishte shumë largime nga rradhët e tij.Pas ndeshjeve të para me shumë  interes pritej ballafaqimi Tirana –Flamurtari .Një ndeshje finale e vërtetë, ku do të përcaktohej fitimi titullit kampion për sezonin 1996-1997.Në  12 gusht  1997 , ora  17.00  në stadiumin “Qemal Stafa”  përballë njëra tjetrës Tirana dhe Flamurtari.

Pak përpara ndeshjes mësohet se kjo ndeshje ishte besuar për tu drejtuar kolegjumin te gjyqtarët e Shkodres të përbërë  nga: Astrit Isufi kryesor ,Rrok Nushi dhe Astrit Dervishi anësor dhe Farbardh Maci gjyqytar i katërt. Dhe  kur  pritej  të fillojë ndeshja ndryshon gjyqtari  kryesorë, duke larguar  Astrit Isufin , (gjoja ka ardhur me vones në stadium) dhe në vend të tij caktohet Luan Zylfo i kolegjumit të kryqytetit.Vlonjatët protestojnë, sepse ky gjyqatar i kishte ndëshkuar një vit më parë në finalen e Kupës , po përballë Tiranës,për  golin e barazimit të shënuar me dorë nga Dede .

Gjithsesi vlonjatët marrin garanci “për gjykim të paanshem” nga “kopetenti “federates  përgjegjësi garave Besnik Cela .Pjesa e parë 0-0 me nje penallti  të pamerituar por  të pa realizuar nga Tirana.Në pjesën e dytë në minutën e 47` Fortuzi shënon për Tiranën. Vlonjatët reagojnë  fortë në lojën e tyre dhe  goli barazimit dukej se po afrohej .Në minutën e  82` sulmuesi Perloshi pengohet në zonë dhe Flamurtari kërkon  penallti .Gjyqtari  mendon ndryshe dhe lejon vazhdimin e lojës.Vlonjatët rrethojnë gjyqtarin duke protestuar.

Stadiumi përkrah skuadrës  vlonjate .Hidhen shashka , tymuese  dhe sende të forta ne fushë .Flamurtari braktis fushën e lojës,sepse skenari fuksionojë më së miri  duke  ja hequr Flamurtarit të drejtën për të fituar titullin kampion. Tani kur kanë kaluar afro 24 vjet nga ajo ndeshje po dalin në shesh dhe “mëkatet “Vet “kopententi”  Çela e ka pranuar se goli  barazimit të Tiranes në finale të Kupës  në 15 maj 1996” mund të  jetë i shënuar dhe me dorë , por janë gabime “ njerzore”.

Po kështu ai nuk jep një përgjigje të saktë për penalltinë që nuk ju është akoduar vlonjatëve  në atë ndeshje për “titull”  për sezonin  1996-1997 ?Pa pergjigje ka mbetur dhe pyetja  se përse u ndryshua  gjyqtari  pak minuta përpara fillimit  të ndeshjes Tirana-Flamurtari për titull kampion me 12 gusht 1997? Dhe këto “mëkate”, por dhe të tjera si këto , që kanë ndodhur jo pak në këto dekadat dhe vitet e fundit  në futbollin shqiptar,siç duket në këto ditë të “ngujimit popullor” po tregojnë se ka ardhur koha të rrëfehen ashtu siç kanë ndodhur,  për të qenë të “pastërt”përpara  se virusi Covid -19 të infektoi mendjet .