E rëndë në Itali, shqiptarja masakrohet me thikë në mes të rrugës (FOTO)

244
Sigal

Luljeta Heshta 47 vjeçe është shqiptarja që u sulmua për vdekje me thikë në mes të ditës në Melegnano, Milano, Itali.

47-vjeçarja shqiptare e cila ushtronte prostitucion nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë.

Pasi kreu krimin autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Gruaja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh.

Image

Ajo u vra në hyrje të rrugës për në Pedriano, një fshat i San Giuliano, që njihet si një zonë, ku prostitucioni në rrugë është mjaft i zhvilluar.

Autori është larguar me një makinë që e priste. Disa kalimtarë kërkuan ndihmë dhe 47-vjeçarja u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por goditjet në shpinë i kishin prekur organet jetësore dhe ajo nuk ia doli dot.

Shkaku i vrasjes dyshohet se ka lidhje me prostitucionin. Në këtë zonë veprojnë shumë grupe për shfrytëzimin e prostitucionit.