Përmbytjet nga akullnaja në Indi/ Momenti kur shpëtohet mrekullisht një person i bllokuar brenda në tunel (VIDEO)

221
Sigal

Një person i bllokuar brenda tunelit u shpëtua në Uttarakhand të Indisë pas katastrofës që shkaktoi një akullnajë në Himalaje.

Punëtorët e urgjencës kanë shpëtuar një burrë i cili ishte bllokuar brenda një tuneli pas përmbytjes në veri të shtetit indian.

Përmbytja u shkaktua nga shembja e një dige të goditur nga një akullnajë, raporton bbc.

Dhjetra njerëz janë zhdukur dhe deri më tani janë raportuar edhe zyrtarisht se kanë vdekur dy persona.

“Numri aktual nuk është konfirmuar ende, por 100 deri në 150 njerëz vlerësohen të vdekur”, tha për Reuters, Om Prakash sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand, ku edhe ndodhi incidenti.