Mes pandemisë dhe frikës së ndonjë incidenti, Papa Françesku bën vizitën më të rrezikshme në Irak

156
Sigal

Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe ekstremizmit, në vizitën e parë papale në Irak.

Papa po bën udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Covid dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë vizitë më të rrezikshme deri më tani, por 84-vjeçari këmbënguli se ai ishte “i detyruar” ta bënte.

Ai gjithashtu tha që bashkësia e krishterë në rënie e Irakut duhet të ketë një rol më të spikatur si qytetarë me të drejta, liri dhe përgjegjësi të plota.

Ai shpreson të nxisë dialogun ndërfetar – duke takuar klerikun mysliman shia më të nderuar të Irakut – dhe do të kremtojë meshën në një stadium në Irbil në veri.

Rreth 10,000 persona të Forcave të Sigurisë Irakiane janë duke u vendosur për të mbrojtur Papën, ndërkohë që po vendosen po ashtu oraret e ndalimit për të kufizuar përhapjen e Covid.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi e priti atë në aeroport, me një tapet të kuq, gjithashtu morën pjesë shumë irakianë me veshje kombëtare.

Qindra njerëz u rreshtuan në rrugën e aeroportit ndërsa autokolona e Papës, e ndjekur nga motorët e policisë, u nis për në qytet.

Por Papa u pa që kishte një çalim të theksuar, duke treguar që gjendja e tij ishiatike vazhdon ta shqetësojë.