E rëndë në Itali, 133 të vdekur nga Koronavirusi në 24 orët e fundit

553
Sigal

Vijon të mbërrijnë shifra të frikshme nga Italia lidhur me numrin e viktimave dhe të prekurve nga Koronavirusi.

Sipas të dhënave të minutave të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 366, 133 vetëm në 24 orët e fundit.

Sa i përket të prekurve, numri ka shkuar në 7375, ndërsa të shëruarit në 622.

650 persona të prekur ndodhen në terapi intensive, ndërsa 2180 të tjerë janë vendosur në karantinë.

Shifrat e të prekurve sipas rajoneve:

4189 Lombardia (+769)
1180 Emilia-Romagna (+170)
670 Veneto (+127)
272 Marche (+65)
360 Piemonte (+153)
166 Toscana (+53)
87 Lazio (+11)
101 Campania (+40)
78 Liguria (+27)
57 Friuli Venezia Giulia (+15)
53 Sicilia (+18)
40 Puglia (+14)
26 Umbria (+2)
14 Molise (-)
23 Provincia autonoma di Trento (+9)
17 Abruzzo (+6)
11 Sardegna (+6)
4 Basilicata (+1)
9 Valle d’Aosta (+1)
9 Calabria (+5)
9 Provinca autonome e Bolzanos (-)

Tabela me të dhënat më të fundit, azhornuar pak minuta më parë:

Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, ka firmosur në mëngjesin e datës 8 Mars një dekret që  kufizon lëvizjet e njerëzve në Lompardi dhe disa provinca.

Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirus, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve.

Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye që janë të provuara serioze, punë apo familje. Kufizimi në lëvizje vlen gjithashtu dhe për njerëzit që duan të shkojnë nga një provincë e izoluar në tjetrën.

Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti.

Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane, ose 15 milionë banorë.