E rëndë në Fier! Kujdestari e nxorri në rrugë për të lypur, 14-vjeçarja denoncon në polici: Më rrihte vazhdimisht…

135
Sigal

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi Sh. M., 44 vjeç, banues në Levan, Fier, sepse ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe, se 44-vjeçari, i cili është kujdestari ligjor i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër, pasi ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin A. F., 63 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.