E rëndë në Durrës/ 24-vjeçarja hidhet nga ballkoni pas konfliktit me burrin, ndërron jetë. Arrestohet i riu

240
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës pas konfliktit me bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta me burrin e saj, shtetasin me inicialet A.Gj., 31 vjeë, e reja me inicialet A. Gj., është vetëhedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Fill pas ngjarjes, policia ka arrestuar burrin e viktimës. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.