Aleanca për mbrojtjen e Teatrit dhe shoqëria civile protesta dhe tubime në Sarandë. Akuza ndaj Yuri Kim: Mbështeti prishjen e Teatrit

333
Sigal

Nga Agron Mema:

Saranda është përfshirë nga vala e tubimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbrëmjen e së enjtes dhe firmosjen e peticionit, ndërsa paraditen e së shtunës së kësaj fundjave do të jetë protesta e shoqërisë civile ndaj dhunës seksuale në institucione e cila pritet të grumbullojë një shumicë gjimnazistësh dhe qytetarësh. Saranda proteston edhe kundër firmës “Fusha” për ngadalësinë e punimeve. Por Aleanca për tetatrin ka përsëritur kërkesën dhe thirrjen se teatri do të ndërtohen ku ishte dhe si ishte. Kanë akuzuar ashpër kryeministrin si manipulues dhe mashtrues i së vërtetës, si njeri një përdor shtetin kundër shtetit shqiptar, si një hajdut dhe abuzues me fondet dhe pasurinë publike. Deklaratat e referuesve kanë qenë shumë të ashpëra ndaj kryeministrit Rama dhe oligarkisë që e rrethon. Më e çuditshmja qe deklarata e Budinës që u shpreh se : “ Yuri Kim, ambasadore e SH.B. A-ve vetëm dy ditë pra shembjes së teatrit ka pasur takim me Edi Ramën. Nuk e di çfarë kanë thënë e diskutuar, por vetëm pas dy ditve teatri u shemb me egërsinë më të madhe. Dhe ende dhe sot ambasadorja nuk thotë asnjë fjalë për teatrin…” ka deklaruar mes të tjerash zoti Budina në Sarandë, ndërkohë që ka përmendur se kjo firmë që prishi teatrin , u prishi shëtitoren dhe ju la pa hapësira plazhi në Sarandë, në kryeqendrën e kulturës tetarore të Butrintit. E shtuna pret protestën civile në Sarandë, pasi kjo javë u hap dhe u mbyll me protesta në qytetin jugor të Shqipërisë.