E rëndë/ 44-vjeçari nga Fieri gjendet i vdekur në banesë nga koronavirusi

395
Sigal

Një shtetas shqiptar nga Fieri, 44 vjeçar, ka ndërruar jetën më 1 prill në qytetin e Kavadarit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet në vendin fqinj e kanë dhënë lajmin ditën e sotme, pas 8 ditësh. që shqiptari ka vdekur nga COVID-19.

Sipas mediave vendase shqiptari punonte në ndërtim dhe ishte gjetur i pajetë në banesën e tij. Ai qëndronte aty bashkë me disa shqiptarë të tjerë të cilët tashmë janë izoluar.

Po sipas medias vendase, personi emri i të cilit nuk bëhet i ditur nuk ka qenë i sëmurë dhe po kështu nuk ka pasur shenja dhune kur është gjetur i pajetë në banesë.

Ndërkohë që edhe familja e tij në Fier thuhet se është e prekur nga koronavirusi.