E frikshme në Tiranë/ Bie depozita nga tarraca e pallatit te rruga e Durrësit, dëmtohen 3 makina

196
Sigal

Një depozitë ka rënë nga tarraca e një pallati ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te rruga e Durrësit, ku depozita e ujit ka rënë dhe për pasojë ka dëmtuar 3 makina që ndodheshin të parkuara poshtë pallatit.

Fatmirëisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar sipas informacioneve paraprake. Janë vetëm 3 makina që janë dëmtuar për shkak se depozita ka rënë mbi to.

Në momentin që ka rënë depozita nuk ka pasur njerëz, pasi mund të kishte rezultuar fatale.