E dhunonte djali, e moshuara kërkon urdhër-mbrojtje

596
Sigal

Bëhet fjalë për shtetasen P.N, 78-të vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia ka lëshuar një urdhër-mbrojtje të menjëhershmë për të moshuarën pasi dyshohet se djali I saj A.N, 40-të vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Njoftimi i policisë:

“Më datë 25.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.N., vjeçe 78, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.N., vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”