Marchisio dëshiron të qëndroi në Juventus

462
Sigal

Claudio Marchisio ka thënë se dëshiron të qëndroj në Juventus por ende nuk ka biseduar me klubin për të ardhmen e tij.

Mesfushori e ka kaluar pothuajse tërë karrierën e tij te Juventusi, përveç që ishte si i huazuar në Empoli, mirëpo kishte problem që të futet në formacionin bazë në stinorin që lamë pas.

“Dua të luaj këtu dhe dua të qëndroj në Juventus”, tha Marchisio për SportMediaset.

“Nuk ka asnjë kontakt me klube të tjera, asgjë konkrete. Nuk kemi biseduar me Juventusin, do flasim në korrik pas pushimeve, jam optimist”.

“Shpresoj që do të qëndroj, do e shohim”.