E dhunoi dhe më pas e mbyti/ Dalin detajet e krimit të rëndë në Lushnje, djali i dehur vrau babain për motive banale

163
Sigal

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Divjakë ku djali mbyti babain e tij. Mësohet se djali Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur për motive banale. Policia ndërkaq ka sjellë edhe njoftimin për vrasjen ku theksohet se i moshuari Miter Stase është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Ai e ka dhunuar dhe më pas ka mbytur babain e tij. Autori është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.