Protesta e opozitës, PS kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës së 7 korrikut

104
Sigal

Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend kërkesën me procedura të përshpejtuar për të futur në seancën e 7 korrikut, kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kërkesë është depozituar nga Taulant Balla dhe kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.

Me këtë nismë kërkohet të ndryshohet rendi i ditës, dhe të përfshihet kjo çështje e rëndësishme për diskutim dhe votim.

Ndërkohë që ditën e nesërme më 7 korrik, opozita pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare.

Protesta e opozitës, PS kërkon ndryshimin e rendit të ditës