E dënuara rrëfehet nga qelia: Si ia vodha paratë gruas së Ardian Çipës

502
40-vjeçarja Rozalinda Konomi është me origjinë nga Vlora, dhe prej qershorit të kaluar vuan dënimin në burgun 325 në Tiranë. Ajo u arrestua për disa grabitje në kryeqytet.

Në listën e personave të grabitur ishte bashkëshortja e personave të grabitur ishte bashkëshortja e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Teksa rrëfehet për jetën e saj, kuptohet që ajo ka vuajtur shumë dhe nuk ka pasur momente të qeta.
Rrëfimi

Unë kisha dalë nga banesa në kryeqytet, të cilën e kisha marrë me qera. Rripja prej disa kohësh. Isha future në një dyqan dhe po shihja veshje të ndryshme.

Në atë moment aty futet një grua e veshur mirë dhe me një çantë që të tërhiqte vëmendjen. Unë mendova se ajo do të kishte para. U afrova dhe pashë çantën hapur.

Futa dorën dhe mora një sasi të konsiderueshme parash. Nuk mund të them me saktësi sesa lekë mora. Thjesht futa dorën dhe mora një grusht me para. Sa i mora dola jashtë nga dyqani dhe u nisa të largoesha.

Por më pas u pendova dhe u ktheva. Zonjës ia dhashë sërsish lekët. Por kjo duket nuk vlejti për këtë rast. Mësova se ajo ishte gruaja e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipës. Këtë e mësova në qeli./Alma Çuka, 
Sigal