Dyshohet se vrau 45-vjeçarin në Peqin, gjykata lë në burg Leonard Bashaliun

454
Sigal

Gjykata ka lënë në burg, Leonard Bashaliu autorin e dyshuar të vrasjes në Peqin, disa ditë më parë. Bashaliu dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Xhahysa në fshatin Gjocaj.

Në seancën e sotme gjyqtarja Pajtime Fetahu ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, ku shkak u bënë motive mjaft banale.

Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të pesë viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.