Dyshohet se vodhi steka cigaresh në gjashtë markete, arrestohet 21-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore gjashtë vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari dyshohet se është autor i gjashtë vjedhjeve të ndryshme në markete.

NOA

Ai akuzohet se ka vjedhur paketa me cigare dhe shuma të ndryshme parash të cilat arrinin në rreth 2.5 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë -Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”.

Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.

21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:

•Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;
•Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.