Kejdi Mehmetaj: Jemi të gjithë të dhunuar na kanë lënduar fizikisht, Kryemadhin e kanë tërhequr zvarrë

358
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se të gjithë janë dhunuar nga Policia e shtetit dhe janë tërhequr zvarrë. Nga ana tjetër, ajo nënvizon se opozita do të vijojë të qëndrojë në mbështetje të qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje të gjithë që të bashkohen në këtë protestë, jo për opozitën pasi kjo nuk është kauza e saj, por për lirinë dhe demokracinë.

“Të gjithë jemi dhunuar fizikisht, e njëjta gjë ndodhi dhe me kolegun tuaj Alfred lela. Ajo që më shqetëson është sesi këta burra e gra nuk kanë pak dinjitet dhe nuk e heqin kapelën dhe të bashkohen me qytetarët. Personalisht do të jem këtu deri sa të mundem. Shembja e Teatrit nuk është një premtim i pa mbajtur dhe më vjen keq që trajtohet në këtë mënyrë. Kryemadhi është e fundit që ka dalë nga Teatri, po e tërhiqnin zvarrë. Jemi të gjithë të dhunuar na kanë lënduar fizikisht, nuk na vrasin pasi kjo do sjell dhe fundin e Ramës. Kam vetëm një thirrje që qytetarët të bashkohen këtu, jo për ne se kjo nuk është kauza jonë por të vijnë për demokracinë, për Tiranën”.