Ambasadorët që reagojnë pasi Rama mbaron punët e tij dhe na thotë: Ruani qetësinë!

320
Sigal

Nuk kishte si të mungonte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili sa herë Rama mbaron punët e Rilindjes në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, reagon duke thënë se kjo u bë tani, por ruani qetësinë!

“U bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”,- shkruan ambasadori Soreca. Kështu bën me çdo akt kriminal dhe korruptiv të kryeministrit dhe qeverisë së tij, kështu vepruan edhe me reformën në drejtësi, kështu me mega-aferat korruptive dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani. E nga ana tjetër e furnizon me euro nga Brukseli që të vjedhë edhe me shumë Rilindjen.

Ndaj më mirë mos flisni zoti Ambasador, pasi vetëm sa bën qytetarët të të shajnë në rrjete sociale apo protesta.

Ja se ç’shkroi sot në “Twitter”, ambasadori:

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, deklaron zyra e BE.

Pra tani të ruajmë qetësinë!-sipas ambasadorit. Prit kur të dalin edhe ndonjë ambasador tjetër që ka hallin e punëve dhe interesave të shtetit të tij apo saj dhe të na thonë se “ktheni shpinën dhe le tju rrahi e godasi Rama, por ruani qetësinë!”.

Nuk ka më qetësi këtu në këtë vend ku mafia drejton. Mafia dikton prishjen e Teatrit Kombëtar për interesa kulla biznesi, nuk ka më asnjë qetësi zoti ambasador, ndaj merr atë pagë dhe dieta, apo edhe diçka tjetër nëse të jep Rilindja! Dhe hesht! Populli nuk duron më, pret vetëm opozitën të japë sinjalin me maska apo pa maska të largojë qeverinë e krimit dhe të drogës.