Dyshohet se siguroi targën e makinës së atentatorëve të vrasjes, jepet masat e sigurisë për Nikoll Sherrnikun

77
Sigal

Gjykata ka lënë në burg Nikoll Sherrnikun, i cili dyshohet se siguroi targën e makinës së atentatorëve të masakrës së Don Boskos.

Në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e 12 marsit, humbi jetën banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Policia ka ngritur akuza se targa e mjetit të autorëve të vrasjes së Mimoza Pajës është siguruar nga Nikollë Sherrniku.

Ka dyshime të forta se Nikoll Sherrniku, i cili ndodhet në qeli, ka rekrutuar persona të tjerë për të siguruar bazën materiale, gjithashtu dhe mjeti BMW i cili u gjet pjesërisht i djegur në fshatin Likmetaj në Manzë të Durrësit targat të cilat kanë rezultuar se kanë ardhur nga Gjermania.

Policia e shtetit shqiptar ka dërguar edhe disa letërporosi drejt shtetit gjerman por edhe Kosovës aty ku dyshohet se kanë lëvizur personat e tjerë të përfshirë.