Gati për t’i mbjellë në Dukagjin/ Kapen dy shkodranët me mijëra fara kanabisi në “Land Rover”

187
Sigal

Dy persona janë arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Shkodrës. Arrestimi i tyre është bërë, pasi në mjetin e tyre tip “Land Rover” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike, të paketuara në kuti, që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare.

Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje, me qellim kultivimin e lëndës narkotike. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagja Xhabije në Shkodër.

Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.