Ish- Kryeministri Berisha bën denoncimin: Balluku shpërndau ushqime për vota

145
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim me foto, ku tregohet se si njerëzit e Belinda Ballukut shpërndanin ushqime në këmbim të votave në Kombinat, në ditën e heshtjes zgjedhore.

“Ushqime për vota në Kombinat, shpërndarë ditën e heshtjes elektorale nga stafet e Ndrikull Grykësisë!,” shkruante Berisha.

Më vonë, ish-kryeministri denoncon se ka nisur kërkimi për ‘tradhtarët’ brenda PS, që kanë shpërndarë fotot.

Denoncimi i plotë i tij:

Në kërkim të tradhtarëve!

Sot strukturat e PS në Kombinat kanë marrë mesazhin që vijon në grupin e tyre në WhatsApp: Sa tradhtarë kemi brenda partisë që i shpërndajnë këto foto të Sali Berisha.

Përshëndetje dr. Ky sms është shkruar sot ne grupin e Whatsapp-it të strukturave në Kombinat për fotot e publikuara nga ju në FB për blerjen e votave me ushqime, të cilat janë të vërteta dhe jo mashtrime. Të përshëndes.