Dyshohet se qëlloi me armë nga ballkoni i banesës, 71-vjeçari refuzon të vetëdorëzohet

112
Sigal

Policia po negocion për vetedorëzimin e personit që dyshohet se qëlloi tre herë me armë nga ballkoni i banesës.

71-vjeçari me iniciale E.N., raportohet se jeton i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen numër 15 të qytetit të Korçës.

Ai dyshohet se ka dalë në ballkon dhe ka qëlluar tre herë me armë e më pas është izoluar brenda banesës.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa 71-vjeçari refuzon të vetëdorëzohet duke kërcënuar se do të hapë zjarr.

Dyshohet se qëlloi me armë nga ballkoni i banesës,

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.