Dyshohet se prenotoi bileta udhëtimi dhe nuk i pagoi lekët, arrestohet 56-vjeçarja në Fier

100
Sigal

Një 56-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën.

Pas kallëzimit të bërë në adresë të saj, materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim”, deklaron policia.

Gjithashtu policia e Fierit bën me dije se një vajzë e mitur 16-vjeçe ka humbur kontaktet me familjen dhe po punohet për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.