Infermierja nga Këlcyra dyshohet se është infektuar me koronavirus

441
Sigal

Një infermiere nga Ballabani i Këlcyrës dyshohet të ketë shenja të koronavirusit.

Ajo është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme me shenja kolle dhe temperaturë.

Analizat paraprake nuk pohuan praninë e virusit COVID-19. Tashmë pacientes i është marrë material për të kryer analizat e për të konfirmuar nëse ka COVID-19 apo jo.

Dyshohet se gruaja, që punon si infermiere, ka qenë në Itali.