Dyshohet se dhunoi xhaxhain me grushte, arrestohet 20-vjeçari

93
Sigal

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës për dhunë në familje.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka dhunuar me grushte xhaxhain e tij. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit.

Njoftimi i Policisë: 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij.