Dyshohet se aksidentuan për vdekje një 61 vjeçar, prangosen dy të rinj në Lezhë

241
Sigal

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të cilët janë ndër autorët e dyshuar të aksidentit me vdekje që ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë.

Sipas uniformave blu të ndaluarit janë A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, të cilët , duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, dyshohet se kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.