Dyshohet se aksidentoi për vdekje një person në Berat, arrestohet 33 vjeçari

202
Sigal

Policia e Beratit ka arrestuar një 33 vjeçar, pasi pak ditë më parë dyshohet se ka aksidentuar për vdekje një person. Sipas uniformave blu është prangosur Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit në datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, dyshohet se goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.