Merrni çadrat me vete, rikthehen reshjet e shiut

185
Sigal

Ditën e shtunë moti do të jetë i paqëndrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura. Që prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug.

Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi 3-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në momente me shtrëngata era me shpejtësi deri në 10-13m/s. Valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/22 re shi rrufe

Kukës 14/19 re shi

Lezhë 16/22 re shi rrufe

Dibër 11/19 re shi

Durrës 14/23 re shi

Tiranë 16/23 re shi

Elbasan 15/23 re shi

Berat 11/23 re shi

Vlorë 16/22 re shi rrufe

Korcë 9/18 re shi

Gjirokastër 11/24 re shi

Sarandë 14/22 re shi.