Dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e peson keq 35 vjeçari

311
Sigal

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 35 vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dyshohet për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.

Sipas policisë shtetasi me iniciale K. Rr. 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim në prill të 2019-ës ”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.