Dallgë dhe erë e fortë në Vlorë, pezullohet lëvizja detare

325
Sigal

Si pasojë e motit të keq, qyteti i Vlorës nuk po gjen qetësi.

Kështu, janë rrëzuar disa kabina druri dhe disa pemë në Lungomare.

Lundrimi i anijeve është pezulluar, shkak janë bërë dallgët dhe era e fortë.

Moti keq pritet të vijojë dhe në ditët në vazhdim, njoftim ky që është bërë ditë më parë nga IGJEUM ku bëri thirrje të merren masat paraprake për çdo situatë emergjente të mundshme.